Trump ndan videon e krijuar me inteligjencë artificiale, në këngë përmendet 45 herë mbiemri “Trump”

6 Qershor 2026 | 19:22

Donald Trump ka postuar në rrjetin e tij social “Truth Social” një video të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, në të cilën ai shfaqet duke “kënduar” një këngë për veten e tij, ku theksohet se ai është i dashur kudo që shkon.

Sipas raportimeve të HuffPost, kënga i atribuohet Anthony Constantino, një kandidat republikan për Kongresin në New York, i cili mbështetet nga Trump. Teksti i saj ndjek historinë e një personi që udhëton nëpër botë dhe “zbulon” se të gjithë e duan Donald Trump. Ajo që bie në sy është përsëritja e emrit në këngë, ku mbiemri “Trump” përmendet 45 herë dhe “Donald” 29 herë.

Autori i këngës ka shkruar në rrjetet sociale: “Jam krenar që kam mbështetjen e Presidentit Trump, për të cilin e shkrova këtë këngë”.

Videoklipi shoqërues përmban imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, ku Trump shfaqet në skena të ndryshme, përfshirë duke bërë parashutizëm, duke ngrënë taco me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke qëndruar në Hënë me kostum hapësinor, duke hipur në deve, motor dhe luan, si dhe në situata të tjera të krijuara në mënyrë digjitale.

Në video shfaqen gjithashtu imazhe simbolike, ku fytyra e Trump shfaqet në Dritat Veriore, në një picë me pepperoni dhe në një autobus ikonik britanik me dy kate.

Sipas përshkrimit, video përfshin edhe një skenë imagjinare të së ardhmes, ku Trump prezanton një event UFC para Shtëpisë së Bardhë, i planifikuar për 14 qershor, në kuadër të 250-vjetorit të themelimit të Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026