Trump ndërpreu ndihmën për Ukrainën, reagimi i Kremlinit dhe shqetësimi i Evropës
Kremlini e ka cilësuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar ndihmën ushtarake për Ukrainën si një “kontribut të madh për kauzën e paqes”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimiry Peskov, deklaroi se ky hap mund të inkurajojë Kievin të kërkojë një zgjidhje paqësore për konfliktin.
Megjithatë ai shtoi se vendet evropiane “do të përpiqen të kompensojnë Ukrainën” për mungesën e ndihmës amerikane.
“Ne do të presim për më shumë detaje mbi këtë vendim, por në parim, mirëpresim çdo përpjekje që çon drejt paqes në Ukrainë,” tha Kremlini.
Ekspertët e përshkruan këtë lëvizje si “muzikë për veshët e Putinit”, duke nënkuptuar se Moska do ta shohë këtë si një avantazh strategjik.
Ndërkohë, pritet që vendet evropiane të rrisin përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në mungesë të ndihmës amerikane.
Trump vendosi të pezullojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, deri në momentin kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shprehë një angazhim të qartë për bisedimet e paqes me Rusinë.
Vendimi erdhi pas një serie takimesh të Trump me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ku u shqyrtua qasja e SHBA-së ndaj konfliktit. Sipas një zyrtari të administratës, kjo lëvizje synon të ushtrojë presion mbi Kievin për të negociuar, ndërsa Trump synon një zgjidhje diplomatike për luftën që ka hyrë në vitin e saj të katërt.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se pauza e ndihmës nuk është e përhershme, por SHBA po rishikon mbështetjen e saj për të siguruar që ajo të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje.
Në kundërpërgjigje Bashkimi Evropian njoftoi një plan prej 800 mld eurosh për armatosjen e Evropës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve