Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv: Të rriten kërkimet për marihuanën mjekësore

18 Dhjetor 2025 | 20:40

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi këtë të enjte një urdhër ekzekutiv që kërkon të përmirësojë kërkimet mbi marihuanën mjekësore dhe kanabidiolin, CBD për të informuar më mirë pacientët dhe mjekët.

Urdhri udhëzon Prokurorin e Përgjithshëm që të përshpejtojë përfundimin e procesit të riplanifikimit të marijuanës në Aktin e Substancave të Kontrolluara (CSA). Sipas urdhrit riplanifikimi i marihuanës korrigjon vonesën e gjatë të qeverisë federale në njohjen e përdorimit mjekësor të marihuanës dhe do të përmirësojë shumë kërkimet mbi sigurinë dhe efikasitetin.

40 shtete të SHBA-së kanë programe të rregulluara dhe të sanksionuara nga shteti për marijuanën mjekësore. HHS zbuloi se 30,000 praktikues të licencuar të kujdesit shëndetësor janë të autorizuar të rekomandojnë përdorimin mjekësor të marijuanës për më shumë se gjashtë milionë pacientë të regjistruar.

Sipas të dhënave një në 10 të moshuar kanë përdorur marihuanë vitin e kaluar në SHBA dhe provat tregojnë përmirësime në cilësinë e jetës. Mungesa e hulumtimeve të duhura mbi marihuanën mjekësore dhe si pasojë mungesa e miratimit nga FDA i lë pacientët dhe mjekët amerikanë pa udhëzime të mjaftueshme mbi përshkrimin dhe përdorimin e duhur.

Trump me këtë urdhër ekzekutiv po hap rrugën për kërkime të zgjeruara dhe informacion më të mirë mbi produktet duke ndihmuar në informimin e pacientëve dhe mjekëve për menaxhimin e problemeve të zakonshme shëndetësore.

Trump është i përkushtuar për të siguruar që të moshuarit, veteranët dhe të gjithë amerikanët të kenë qasje në trajtimet më të mira mjekësore dhe infrastrukturën kërkimore në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AI deshifron një papirus 2,000-vjeçar të mbijetuar nga shpërthimi i Vezuvit

Një rrotull i lashtë papirusi, që i mbijetoi shpërthimit shkatërrues të malit Vezuv në vitin 79 pas Krishtit, është deshifruar për herë të parë pa...
18:21 | 01/07/2026

Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale

Portugalia lançoi të mërkurën modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale me burim të hapur, duke iu bashkuar një shtytjeje në rritje në të...
18:04 | 01/07/2026

Valë e nxehti ekstreme përfshin Portugalinë, temperatura deri në 43°C

Portugalia po përballet me një valë të fortë të nxehti që pritet të zgjasë të paktën një javë, duke sjellë temperatura shumë të larta dhe...
18:02 | 01/07/2026