Trump: Netanyahu do të bëjë çfarëdo që unë t’i kërkoj! Mund të kandidoj për kryeministër në Izrael

20 Maj 2026 | 16:51

Presidenti amerikan, Donald Trump në një deklaratë para gazetarëve ka deklaruar se është plotësisht dakord me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun për luftën me Iranin.

Ai tha se është plotësisht dakord me kryeministrin izraelit në lidhje me strategjinë kundër Iranit, duke folur me gazetarët nga një bazë ajrore në Maryland, duke theksuar se Netanyahu do të bëjë çfarëdo që t’i kërkojë ai të bëjë.

“Ai është një njeri shumë, shumë i mire”, tha ai ndër të tjera.

Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan bëri gjithashtu një koment në lidhje me popullaritetin e tij në Izrael duke thënë se mund të kandidojë për kryeministër.

“Unë jam 99% në Izrael tani. Mund të kandidoj për kryeministër. Ndoshta pasi të mbaroj me këtë, do të shkoj në Izrael dhe do të kandidoj. Pashë një sondazh këtë mëngjes”, tha ai.

Deklaratat e Trump erdhën pasi gazetarët e pyetën për marrëdhënien e tij me Netanyahun, pas një raportimi nga Channel 12 i Izraelit se të dy udhëheqësit patën një telefonatë të gjatë dhe dramatike gjatë natës, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes së saj.

Së fundmi, presidenti amerikan pretendoi se nuk kishte asnjë nxitim për të përfunduar një marrëveshje paqeje me Iranin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së

Ushtria iraniane njoftoi këtë të mërkurë vdekjen e shtatë ushtarëve në sulmet amerikane  të kryera në orët e fundit në Iranin juglindor, në një përshkallëzim...
10:54 | 15/07/2026