Trump njofton ndërtimin e një harku triumfi në Uashington, si ai në Paris
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se në Uashington do të ndërtohet një hark triumfi, duke deklaruar se “kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara është i vetmi qytet në botë me këtë rëndësi që nuk ka një hark triumfi”.
Gjatë pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha mbrëmë se në Uashington do të ndërtohet një hark triumfi që duhet të përputhet me modelin e tij parizien, ose edhe të tejkalojë Harkun e Triumfit në Paris, i cili ngrihet në fund të Champs-Élysées, raporton televizioni francez BFM.
“Po ndërtojmë një hark triumfi të ngjashëm me Harkun e Triumfit dhe po e ndërtojmë pranë Urës së Arlingtonit (…) përpara Memorialit të Linkolnit. Ai që njerëzit e njohin më mirë është ai në Paris, Francë. Por ne do ta tejkalojmë atë, dhe besoj me shumë”, tha Trump, i cili tregoi një model të harkut triumfal që do të ndërtohet në darkën gala.
Ai tha se “katër shtyllat” e harkut triumfal në Uashington janë në fakt tashmë në vend dhe se ato “kanë pritur për qindra vjet”, por se ndërtimi i harkut triumfal u pengua nga lufta civile.
Trump lëshoi deklarata kundër Francës, por edhe kundër Evropës në tërësi.
“E vetmja gjë që ata kanë është historia, vitet 1860… diçka e tillë . Gjithmonë them se kjo është e vetmja gjë me të cilën nuk mund të konkurrosh. Por edhe ne do të kemi histori, në një moment të caktuar”, tha Trump.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës