Trump nominon ambasadorët e rinj për Serbinë, Bosnjën dhe Malin e Zi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar disa kandidatë për poste ambasadorësh, përfshirë ambasadorët e disa vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Michael Young nga Utah, është propozuar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Serbi, Ronald Johnson nga Massachusetts është nominuar për ambasador në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa Peter McCoy nga Karolina e Jugut është propozuar për ambasador në Mal të Zi.
Sipas procedurës amerikane, nominimet bëhen nga Presidenti dhe dërgohen në Senat, i cili zhvillon seanca dëgjimore dhe më pas voton për konfirmimin ose refuzimin e tyre.
Përveç posteve diplomatike, nominimet përfshijnë edhe pozicione të tjera të larta në administratën amerikane, si prokurorë federalë, inspektorë të përgjithshëm dhe anëtarë të komisioneve rregullatore. Mes tyre janë Carl Anderson nga Virxhinia, i nominuar për inspektor të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, Gay Bay për një post në Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, si dhe Johnny Figueroa nga Tenesi për një rol në diplomacinë globale shëndetësore dhe luftën kundër HIV/AIDS.
Të gjitha nominimet i nënshtrohen konfirmimit nga Senati i Shteteve të Bashkuara.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë