Trump: Nuk do të lejojmë aneksimin e Bregut Perëndimor nga Izraeli
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të enjten se nuk do të lejojë Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor, duke refuzuar thirrjet e politikanëve izraelitë për të zgjeruar sovranitetin mbi këtë territor të pushtuar.
“Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo. Nuk do të ndodhë,” tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale. “Ka pasur mjaftueshëm. Është koha të ndalet tani.”
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përballet me presion nga aleatët e tij të ekstremit të djathtë për të ndërmarrë hapa drejt aneksimit.
Ndërkohë, liderë të vendeve arabe e kanë paralajmëruar Trump për pasoja të rënda në rast të një vendimi të tillë.
Disa prej tyre u takuan me presidentin amerikan të martën në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Izraeli ka ndërtuar qindra vendbanime në Bregun Perëndimor që nga viti 1967. Projekti më i fundit, E1, i miratuar në gusht, pritet të ndajë zonën në dysh dhe të shkëpusë Jerusalemin Lindor – të cilin palestinezët e kërkojnë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.
Deklarata e Trump vjen në një moment kur disa vende, përfshirë Francën, Britaninë, Kanadanë, Australinë dhe Portugalinë, kanë njohur shtetin e Palestinës. Izraeli i ka dënuar këto veprime diplomatike.
Trump gjithashtu konfirmoi se është duke biseduar me liderë të rajonit dhe me Netanyahun për një plan paqeje që përfshin kthimin e pengjeve dhe trupave, si dhe ndalimin e luftës në Gaza, ku sipas autoriteteve lokale janë vrarë mbi 65,000 palestinezë.
Netanyahu pritet të mbajë një fjalim në OKB të premten. Zyra e tij tha se do të reagojë pas kthimit në Izrael.
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat