Trump pas takimit me Netanyahun: Jemi shumë afër paqes në Lindjen e Mesme
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, dolën këtë të hënë në një konferencë për shtyp pas takimit të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku njoftuan zyrtarisht një plan paqeje me 21 pika për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.
Trump e cilësoi ditën si “potencialisht një nga më të mëdhatë në historinë e qytetërimit”, duke theksuar se plani është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Netanyahun dhe udhëheqës të vendeve arabe e myslimane.
“Jemi shumë, shumë afër. Dhe mendoj se jemi më shumë se shumë afër”, tha Trump, duke nënvizuar se plani duhet ende të pranohet nga Hamasi. Ai konfirmoi se nëse kjo nuk ndodh, Izraeli do të ketë mbështetjen e plotë të SHBA për të “përfunduar punën e shkatërrimit të kërcënimit të Hamasit”.
Ai pranoi se ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare, pasi çdo marrëveshje do të duhet të pranohet edhe nga Hamas, aktor ky që mbetet vendimtar në negociata.
Plani përfshin: Demilitarizimin e Gazës, me ndihmën e vendeve arabe; shkatërrimin e tuneleve dhe infrastrukturës së Hamasit; tërheqjen graduale të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nga Gaza; trajnimin e forcave lokale të sigurisë; lirimin e menjëhershëm të pengjeve, nëse plani miratohet.
Trump bëri të ditur se një bord paqeje ndërkombëtar do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes, nën drejtimin e tij personal. Ish-kryeministri britanik Tony Blair është një nga të interesuarit për t’u përfshirë në këtë bord.
Presidenti amerikan theksoi se ka zhvilluar bisedime me udhëheqës nga Egjipti, Jordania, Pakistani, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët, sipas tij, kanë shprehur mbështetje për planin.
“Netanyahu është një luftëtar. Por edhe ai e di që tani është koha për normalitet”, tha Trump, duke shtuar se “populli izraelit është gati për paqe”.
Pak momente para konferencës për shtyp, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan me 20 pika që synon të vendosë poshtëzë konfliktin me masa konkrete dhe të koordinuara.
Trump e përshkroi ditën si një ditë të madhe, potencialisht një nga më të rëndësishmet në historinë njerëzore dhe theksoi se përpjekjet për paqe vazhdojnë me presion diplomatik dhe ushtarak në rajon.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë