Trump pas takimit me Zelensky-n: Ndarja e Donbasit, zgjidhje për fundin e luftës
Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës mes Ukrainës dhe Rusisë do të ishte ndarja e rajonit të Donbasit, në një ndarje që do ta linte pjesën më të madhe të saj nën kontrollin rus.
Sipas raportimeve, thuhet se ai e ka shtyrë Volodymyr Zelensky-n, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, që të heqë dorë nga pjesa më e madhe e territorit në Donbas.
“Le të pritet ashtu siç është”, u tha Trump gazetarëve në bordin e Air Force One të dielën. “Është prerë tani. Ata mund të negociojnë diçka më vonë. Por tani për tani, të dyja palët në konflikt duhet të ndalen në vijën e betejës, të shkojnë në shtëpi, të ndalojnë së luftuari, të ndalojnë së vrari njerëz”, tha ai.
Komentet e Trump erdhën pas një takimi me presidentin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë të premten dhe do të shihen si një kthesë e papritur nga qëndrimi i tij në shtator, kur tha se mendonte që Ukraina mund të merrte përsëri të gjithë territorin e saj dhe madje të “shkonte më tej” në tokat ruse.
Pasi takoi Zelensky-n në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha në mediat sociale se bisedimet ishin “shumë interesante dhe të përzemërta, por unë i thashë atij, siç ia sugjerova fuqimisht edhe Presidentit Putin, se është koha për të ndaluar vrasjet dhe për të bërë një MARRËVESHJE”.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit