Trump: Pasoja të rënda nëse Hamasi nuk i liron pengjet

8 Janar 2025 | 07:47

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti të martën një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Ai shpjegoi qëndrimin e tij lidhur me çështjet kyçe të politikës së jashtme ndërsa merr drejtimin e Shteteve të Bashkuara më 20 janar.

Ai bëri thirrje për lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi më shumë se një vit më parë, duke thënë prerazi gjashtë herë se në kundërtën “tmerri do të pasojë”.

Sulmi brutal terrorist i grupit militant palestinez ndaj popullsisë civile në Izrael shkaktoi një konflikt të ashpër që ka nxitur trazira në rajon dhe shkaktuar vdekjen e mijëra civilëve.

Përpara konferencës së shtypit, i dërguari i tij special për Lindjen e Mesme i informoi gazetarët lidhur me bisedimet e tij të fundit të nivelit të lartë në rajon, duke thënë se ishte “në prag të arritjes së një marrëveshjeje” dhe se do të kthehej në rajon gjatë ditëve në vazhdim.

“Nuk dua t’i dëmtoj negociatat tuaja”, i tha zoti Trump të dërguarit Steve Witkoff. “Por nëse ata nuk lirohen përpara se të marr detyrën, tmerri do ta përfshijë Lindjen e Mesme dhe nuk do të jetë një situatë e mirë për Hamasin, dhe sinqerisht për askënd”.

Sa i përket Ukrainës, zoti Trump shprehu interes për t’u takuar me udhëheqësin rus dhe përsëriti zotimin e tij për të “zgjidhur” konfliktin në Ukrainë. Zoti Trump nuk ka shpjeguar se si do ta bënte këtë.

Kur u pyet për një kërkesë kyçe të planit të paqes të Ukrainës, që ky vend të lejohet t’i bashkohet NATO-s, zoti Trump tha: “Pikëpamja ime është se gjithmonë ka qenë e kuptueshme” se Ukraina nuk do të pranohet në aleancë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, u takua të mërkurën me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në kryeqytetin Ankara. Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në...
16:50 | 08/07/2026

Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani

Politikanët iranianë po i kundërpërgjigjen kërcënimit të Trump për të sulmuar ishullin Kharg, një qendër kyçe për eksportet iraniane të naftës. Ebrahim Rezaei, zëdhënës i...
16:43 | 08/07/2026

Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s

Kanadaja përfundoi pjesëmarrjen e saj në samitin e NATO-s 2026 në Ankara të mërkurën, me kryeministrin Mark Carney që njoftoi partneritete të reja në mbrojtje,...
16:36 | 08/07/2026