Trump për infrastrukturën iraniane: Mund t’i fik centralet brenda 1 ore, por po përpiqem ta shmang këtë gjë

16 Mars 2026 | 16:31

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të shmangin dëme të mëdha në infrastrukturën e Iranit, pavarësisht tensioneve dhe sulmeve të fundit në rajon.

Gjatë një interviste Trump tha se disa objektiva strategjike në Teheran nuk janë goditur qëllimisht për të shmangur shkatërrime afatgjata.

“Kam lënë shumë infrastrukturë në Teheran sepse, nëse e shkatërron, do të thotë vite ndërtimi,” tha ai. Trump shtoi se SHBA mund të ndërpresin energjinë elektrike në Iran “brenda një ore”, por theksoi se një veprim i tillë do të sillte vite rindërtimi dhe pasoja të rënda për vendin.

Sipas tij, ky është edhe arsyeja pse po përpiqet të shmangë goditje të tilla. Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se mund ta zhysë të gjithë rajonin në errësirë nëse sulmohet rrjeti i tij elektrik.

Trump deklaroi gjithashtu se forcat amerikane nuk kanë goditur tubacionet e naftës gjatë sulmit të fundit në Ishulli Kharg disa ditë më parë.

“Ishulli Kharg është jashtë funksionit, përveç tubacioneve, të cilat i lashë. Nuk doja t’i prekja tubat sepse duhen vite punë për t’i montuar,” tha ai.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se sulmet ajrore kanë shkaktuar dëme të mëdha në objektet civile, përfshirë ndërtesa banimi, shkolla dhe spitale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për...
09:28 | 28/06/2026

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026