Trump për Kubën: Një shtet i dështuar, Havana duhet të arrijë patjetër marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti të hënën Kubën një shtet të dështuar dhe i bëri thirrje Havanës të arrijë një marrëveshje, megjithëse hodhi poshtë mundësinë e një operacioni amerikan për të përmbysur qeverinë kubaneze.
“Kuba është një shtet i dështuar tani”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One.
Në të njëjtën kohë, republikani shtoi se SHBA-të po flasin me Kubën, duke shpjeguar se Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka marrë përsipër bisedimet.
“Ata duhet patjetër të bëjnë një marrëveshje. Do të shohim si do të shkojë. Por ne dhe Kuba po flasim. Ndërkohë, ka një embargo, nuk ka naftë, nuk ka para”, tha Trump.
Megjithatë, kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë një operacion ushtarak në Kubë, të ngjashëm me atë që ata kryen në Venezuelë që çoi në kapjen e Presidentit Nicolas Maduro, presidenti amerikan komentoi:
“Pse do t’i përgjigjesha kësaj? Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte një operacion shumë i vështirë, siç mund ta imagjinoni, por nuk mendoj se do të ishte e nevojshme”.
Kuba po përballet me mungesa të mëdha karburanti dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa administrata Trump ka shtrënguar embargon e saj dekadashe ndaj vendit dhe ka ushtruar presion mbi vendet e tjera që të mos dërgojnë naftë në Havanë.
Duke iu referuar mungesave të karburantit, presidenti amerikan pranoi se ato përbëjnë një “kërcënim humanitar”.
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 11:10 Drejtori i shkollës së Magjistraturës: Media duhet të raportojë me kujdes çështjet gjyqësore, perceptimi shpesh zë vendin e provës
- 11:03 Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s