Trump premton se nëse samiti Alaskës arrin qëllimet do ftojë Zelenskyyn për takim

14 Gusht 2025 | 18:10

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se nëse takimi me homologun e tij rus në Alaska nesër është një “takim i mirë”, ai do të telefonojë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të caktuar një takim të dytë. Për takimin e mundshëm, Trump tha se mund të ndodhë në çdo vend, përfshirë Alaskën. Megjithatë, kur u pyet nëse Zelenskyy është gati të vazhdojë me bisedime të mëtejshme nëse gjërat shkojnë mirë, Trump tha se nuk do të spekulonte nëse tyre do të kishte një takim të dytë.

Trump shtoi se “do të ishte mirë” që ai dhe Putini të flisnin me gazetarët pas takimit të tyre, por shtoi se nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, ai nuk do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp, por do të flasë me gazetarët vetëm para se të kthehet në SHBA

Presidenti amerikan pranoi se ekziston një shans prej 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm. Nga ana e tij, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se Trump do të fillojë bisedimet me Putinin nesër, me shpresën për të arritur fundin e luftimeve në Ukrainë, por shtoi se një zgjidhje gjithëpërfshirëse për luftën do të kërkojë më shumë kohë .

Për të arritur paqen, mendoj se të gjithë e pranojmë se duhet të ketë disa diskutime rreth garancive të sigurisë. Duhet të ketë disa diskutime rreth … mosmarrëveshjeve dhe pretendimeve territoriale dhe asaj për të cilën ato po luftojnë. E gjithë kjo do të jetë pjesë e një diskutimi të përgjithshëm. Por mendoj se shpresa e presidentit është të arrijë një lloj ndërprerjeje të luftimeve në mënyrë që këto bisedime të mund të zhvillohen,”-u tha Rubio gazetarëve.

Duke vazhduar të flasë për territoret e Ukrainës dhe Rusisë, Trump deklaroi se duhet të ketë një “lëshim të ndërsjellë” të kufirit midis Kievit dhe Moskës. Gjatë një takimi me udhëheqësit evropianë dje, thuhet se Trump ra dakord që çdo çështje territoriale duhet të vendoset me pjesëmarrjen e Zelenskyy-t.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026