Çfarë do t’i ofrojë Trump-Putin, The Telegraph: Akses tek burimet minerare në Alaskë

14 Gusht 2025 | 16:53

Presidenti amerikan Donald Trump është gati t’i paraqesë homologut Vladimir Putin një propozim që përfshin koncesione të shumta ekonomike për Rusinë, në këmbim të paqes në Ukrainë.

Mes stimujve pritet të jetë aksesi tek burimet natyrore të Alaskës, tek mineralet e rralla ukrainase dhe heqja e disa prej sanksioneve ndaj industrisë ajrore të Rusisë, bën të ditur gazeta britanike “The Telegraph”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe zyrtarë të tjerë të administratës po punojnë ngushtë me Trump për të finalizuar propozimet në prag të samitit.

Në prill, Kievi dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje që i jep Shteteve të Bashkuara akses tek mineralet ukrainase. Sipas Shkollës Ekonomike në Kiev, Ukraina zotëron një të tretën e rezervave evropiane të litiumit dhe 3 për qind të stokut global.

Dy nga depozitat më të mëdha të litiumit ndodhen në territoret e kontrolluara nga rusët dhe presidenti Putin nuk ka ndërmend t’i lëshojë ato.

Ndërkohë, qytetarët në Kiev janë shprehur skeptikë mbi mundësinë që samiti mes Trump dhe Putin do t’i japë fund luftës.

Trump ka kërcënuar me “pasoja shumë serioze” nëse Putin nuk bie dakord të ndalë konfliktin, edhe pse nuk ka saktësuar se cilat mund të jenë pasojat në fjalë.

Ndërkohë, presidenti Zelensky ka ngulmuar vazhdimisht që çdo akord paqeje të përfshijë garanci të forta për sigurinë e Ukrainës, për ta mbrojtur atë nga agresione të tjera të Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026