Deklaratat për Epstein, Melania Trump kërcënon me padi 1 miliard $ djalin e Biden

14 Gusht 2025 | 11:06

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka kërcënuar me një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pasi ai pretendoi se ajo ishte prezantuar me Donald Trump nga Jeffrey Epstein.

Në një letër të firmosur nga avokati Alejandro Brito, zonja Trump kërkon tërheqje dhe kërkimfalje të menjëhershme për deklaratat që cilësohen si “të rreme, përçmuese, shpifëse dhe nxitëse”.

Avokati e akuzon djalin e ish-presidentit Biden për përhapje qëllimshme të gënjeshtrave për përfitim personal dhe vëmendje mediatike.

Komentet e Hunter Biden u bënë gjatë një interviste me Andrew Callaghan në Channel 5 në fillim të gushtit, ku ai u shpreh se “Epstein e prezantoi Melanian me Trumpin”.

Pretendimi u mbështet pjesërisht në deklaratat e gazetarit Michael Wolff, i cili kishte bërë të njëjtën pohim më parë në një podcast të “The Daily Beast” – media që më pas tërhoqi artikullin dhe kërkoi falje publike.

Avokatët e zonjës Trump argumentojnë se këto deklarata i kanë shkaktuar asaj dëme serioze financiare dhe reputacionale, duke u shpërndarë në mënyrë të gjerë në media dhe rrjetet sociale.

Në letrën ligjore thuhet se nuk ka prova që Epstein ka qenë personi që i prezantoi çiftin, ndërsa kujtohet se Melania dhe Donald Trump janë takuar në vitin 1998 gjatë një feste të organizuar nga një agjenci modelingu – një detaj që është dokumentuar edhe në profilin e saj për Harper’s Bazaar në vitin 2016.

Zëdhënësi i zonjës Trump, Nick Clemens, konfirmoi për BBC News se avokatët e saj janë duke ndjekur zyrtarisht çështjen dhe kërkojnë tërheqje të plotë të deklaratave ndërsa hunter Biden nuk ka reaguar ende publikisht ndaj kërcënimit ligjor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026