Trump pret kryeministrin e Katarit në New Jersey pas sulmit izraelit në Doha

12 Shtator 2025 | 21:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë mbrëmjen e sotme për një darkë zyrtare kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në resortin e tij të golfit në Bedminster, New Jersey, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Takimi zhvillohet në një moment mjaft të tensionuar për Lindjen e Mesme, vetëm tre ditë pas një sulmi ajror të paprecedentë nga Izraeli, i cili goditi një kompleks banimi në kryeqytetin e Katarit, Doha, ku ndodheshin drejtues të lartë të lëvizjes palestineze Hamas.
Në darkën e organizuar nga Presidenti Trump do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Whitkoff, me të cilin pritet të diskutohen zhvillimet më të fundit në rajon, me fokus të veçantë te roli ndërmjetësues i Katarit dhe situata e pengjeve në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Katarit reagoi ashpër pas sulmit izraelit, duke e cilësuar veprimin si një shkelje të rëndë të sovranitetit të vendit të tij. Gjatë një interviste për CNN, Al Thani deklaroi se “Benjamin Netanyahu duhet të përballet me drejtësinë ndërkombëtare” për sulmin që, sipas tij, “vrau çdo shpresë për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Gaza”.

Përpara darkës me Presidentin Trump, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit, ku diskutuan për tensionet e rritura mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe për nevojën e ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Takimi mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit Al Thani konsiderohet një moment kyç diplomatik, në një kohë kur Katarit i është besuar një rol qendror në përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës izraelito-palestineze dhe çlirimin e pengjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026