Trump pret Netanyahun dhe lavdëron Erdoganin: Ai më pëlqen, mund të zgjidhim çdo gjë

8 Prill 2025 | 07:20

Donald Trump kishte vetëm fjalë të mira për të thënë për Turqinë dhe presidentin e saj gjatë takimit të tij të hënën në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Trump tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, të cilin e pëlqen shumë dhe e quan “shumë të zgjuar”.

“Më pëlqen, ai më pëlqen mua dhe kjo i çmend mediat”, tha Trump.

Po ashtu ai u shpreh se e ka përgëzuar Erdoganin që bëri “atë që askush nuk e ka bërë në 2000 vjet, duke marrë kontrollin e Sirisë”, duke iu referuar përmbysjes së suksesshme të regjimit të Asadit nga rebelët islamikë, të cilët Trump i quajti një përfaqësues turk.

“I thashë se si bëri atë që askush nuk kishte bërë në 2000 vjet, ai mori kontrollin e Sirisë. Ai është vërtet i ashpër dhe shumë i zgjuar”.

Presidenti amerikan Donald Trump i tha Netanyahut se ai mund të ndërmjetësojë mes Izraelit dhe Turqisë, duke u shprehur se; Nëse Izraeli ka një problem me Turqinë, mendoj se mund ta zgjidh”.

“Çdo problem që keni me Turqinë, mendoj se ne mund ta zgjidhim, për sa kohë që jeni të arsyeshëm”, tha Trump.

Izraeli ka kryer një fushatë për të shkatërruar aftësitë ushtarake siriane në mënyrë që ata të mos kërcënojnë këtë shtet dhe ka frikë se nëse Turqia vendos një prani ushtarake në Siri, kjo mund të pengojë lirinë e veprimit të Forcave Ajrore izraelite në rajon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro

Qeveria gjermane planifikon të rrisë taksën mbi produktet e duhanit më shumë sesa ishte parashikuar fillimisht, si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik...
18:29 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026