Trump: Refuzova një marrëveshje me Iranin. Të pashqetësuar për çmimet e naftës

15 Mars 2026 | 12:12

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ka hedhur poshtë një marrëveshje me Iranin, e kërkuar sipas tij nga ky i fundit, pasi kushtet e saj nuk ishin të mira aq sa duhet.

Edhe pse refuzoi të thoshte se cilat ishin kushtet në fjalë, Trump tha se pjesë e çdo akordi duhet të jetë zotimi iranian për të braktisur ambiciet bërthamore.

Në një intervistë telefonike për NBC, Trump tha gjithashtu se shtete të shumta janë angazhuar për të ndihmuar nga garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, edhe pse refuzoi të thoshte se cilat ishin ato.

Në vijim, lideri amerikan nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e kanë “shkatërruar tërësisht” ishullin iranian të Khargut, një pikë kritike për eksportet e naftës.

Megjithatë, ai shtoi se mund ta sulmojë sërish atë “vetëm për qejf”.

Trump vuri në lojë shqetësimet e liderëve ndërkombëtarë për rritjen e çmimeve të naftës. “Ka aq shumë naftë dhe gaz, por për momentin ngarkesat janë të bllokuara. Do të zhbllokohen shumë shpejt”, vijoi Trump.

Më tej, presidenti vuri në dyshim që lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei të jetë ende gjallë. “Nuk e di nëse është gjallë. Deri më tani askush nuk ka arritur ta tregojë”, tha ai.

Sa i takon kritikave të disa liderëve të huaj për lehtësimin e sanksioneve ndaj Rusisë, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se masat do të rivendosen kur kriza të ketë përfunduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për...
09:28 | 28/06/2026

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026