“Trump, rrezik për Kosovën”/Mediat: Mund të ngjallë idenë e shkëmbimit të territorit

18 Mars 2024 | 17:26

Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri e Serbi mund të jenë një mesazh që dëmtojnë shtetin e Kosovës.

Kjo del në një analizë të mediave gjermane, ku thuhet se me Trumpin President, veriu dhe jugu i Kosovës mund të tkurren.

Rikthimi i Donald Trumpit, si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të trazojë hartën e Kosovës. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i ka kushtuar një artikull paralajmërimit për investime të mëdha në Shqipëri dhe Serbi të Jared Kushner, dhëndërit të ish-presidentit amerikan.

“Nëse vjehrri i tij, Donald Trump bëhet president amerikan, marrëveshja mund të ketë pasoja të mëdha”, thuhet në artikull.

Gazeta e njohur shkruan se ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë.

Me tej ne artikull thuhet se projekti mund të rezultojë shumë i dobishëm politikisht për kryeministrin, Edi Rama dhe presidentin, Aleksander Vuçiç, nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Madje gazeta i kthehet edhe një “marrëveshjeje të planifikuar” midis Ramës, Vuçicit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e shkëmbimit, i cili ishte në prag të realizimit, e që u përfol asokohe, si  ‘shkëmbim territoresh’, ku veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte qasje afrimi drejt Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka kërcënuar të ndalojë më shumë rrugë eksporti të energjisë nga Lindja e Mesme në përgjigje të...
11:36 | 15/07/2026

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026