Trump shpërfill aleatët: Të bëjnë ç’të duan, tani lufta po mbaron

8 Mars 2026 | 12:15

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk i intereson më se çfarë do të bëjnë aleatët, për të asistuar Shtetet e Bashkuara në luftën ndaj Iranit.

“Nuk më intereson, mund të bëjnë ç’të duan. Aleatët besnikë janë përfshirë tashmë”, ka thënë Trump për rrjetin informativ amerikan CBS.

I pyetur lidhur me nismën e qeverisë britanike për të dërguar luftanije në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan ka theksuar se nuk është më e nevojshme.

“Është pak vonë për të dërguar anije tani, apo jo? Është pak vonë”, ka thënë ai.

Më tej, Trump ka hedhur poshtë kërcënimet nga shefi i institucioneve iraniane të sigurisë, Ali Larijani, i cili kishte postuar në rrjetet sociale mesazhin se Uashingtoni duhet të paguajë çmimin për sulmet ndaj Iranit.

“Nuk e kam idenë se kush është ky njeri, apo se për çfarë flet. Nuk më intereson fare. Ai është një njeri i mposhtur”, ka thënë Trump.

Presidenti ka shprehur edhe besimin e tij tek strategjia amerikane në këtë luftë dhe tek politikat e administratës së tij për Lindjen e Mesme.

“Është e pabesueshme ajo që kemi bërë. Raketat e tyre janë bërë copash, fabrikat po hidhen në erë teksa flasim dhe marina e tyre është në fund të detit. Kemi 42 anije të asgjësuara në 6 ditë. Marina e tyre ka marrë fund dhe po ashtu forcat ajrore”, ka vijuar Trump.

Duke nënvizuar se edhe lidershipi iranian është asgjësuar, kreu i shtetit ka shtuar se SHBA po fitojnë me shpejtësi në nivele të paregjistruara më parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026