Trump shpreh zhgënjim për zgjedhjen e Mojtaba Khamenei si udhëheqës suprem i Iran
Donald Trump shprehu zhgënjim për zgjedhjen e udhëheqësit të ri suprem të Iranit, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në vazhdimin e të njëjtave tensione dhe probleme për vendin dhe rajonin.
Gjatë një konference për shtyp, Trump u pyet nëse udhëheqësi i ri suprem kishte ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tij. Duke iu referuar Mojtaba Khamenei, ai tha: “E ke fjalën për djalin? Isha i zhgënjyer, sepse mendojmë se kjo do të çojë në përsëritjen e të njëjtit problem për vendin. Kështu që u zhgënjeva kur pashë zgjedhjen e tyre.”
I pyetur për raportimet në mediat amerikane se ai kishte pasur në mendje një figurë tjetër për të udhëhequr Iranin, presidenti amerikan tha se preferon që ndryshimi të vijë nga brenda vendit.
Trump përmendi gjithashtu edhe figura të tjera për të cilat është folur në publik, përfshirë Reza Pahlavi, djalin e ish-shahut të Iranit, duke theksuar se ai ka jetuar jashtë vendit për shumë vite. Megjithatë, Trump shtoi se strategjia aktuale e SHBA-së ndaj Iranit “ka qenë shumë e mirë deri më tani dhe mendoj se do të vazhdojë të jetë e mirë.”
Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit