“Presidenti më i keq”-Trump sulmon Biden: S’është mik i Izraelit, nuk di kë mbështet
Ish-presidenti Donald Trump ka akuzuar presidentin aktual të SHBA-ve, Joe Biden se “nuk është mik i Izraelit”, teksa konflikti në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit vijon.
Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri në një fjalim ku sulmoi presidentin aktual të SHBA-ve, jashtë një Gjykate në qytetin e Nju Jorkut.
Duke iu referuar protestave pro-palestineze që po zhvillohen në universitetet në të gjithë SHBA-në, ish-presidenti Trump tha: “Ajo që po ndodh në nivelin e kolegjit… është një turp dhe është me të vërtetë turp për Biden”.
“Ai ka dhënë sinjalin e gabuar, ka tonin e gabuar, ka fjalë të gabuara. Ai nuk e di se kë po mbështet. Është një rrëmujë,” tha më tej Trump.
Trump e quajti Bidenin “presidentin më të keq” në historinë e SHBA dhe tha se ai “nuk ishte mik i Izraelit” dhe kjo sipas tij ishte e sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë