Trump sulmon Starmer pas dorëheqjes: Nuk ishte i mirë me ne në NATO, qëlloi veten në këmbë
Presidenti Donald Trump e përshkroi kryeministrin britanik Sir Keir Starmer, i cili njoftoi dorëheqjen e tij ditën e hënë, si “një mik “, duke ia atribuar rënien e tij zgjedhjeve të tij për emigracionin dhe energjinë.
“Ai është shumë i mirë, do të thoja në një farë mënyre, një mik”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, duke sulmuar njëkohësisht politikanin e Partisë Laburiste.
“Ai nuk ishte i mirë me ne në NATO”, tha republikani, i cili është i pakënaqur me vendimin e Sir Kiir për të mos mbështetur operacionin ushtarak amerikan kundër Iranit.
“Ai kishte tre probleme: energjinë, emigracionin dhe kriminalitetin. Ai qëlloi veten në këmbë”, theksoi Donald Trump.
Manjati vazhdon të protestojë kundër zhvillimit të energjisë së erës në Britani. Ai gjithashtu pretendon se Londra duhet të frymëzohet nga ofensiva e tij anti-emigracion.
Në një pozicion gjithnjë e më të vështirë prej muajsh, kryeministri britanik shkoi dje në mëngjes për të informuar Mbretin Charles III për dorëheqjen e tij, pak përpara se ta njoftonte atë në një fjalim të shkurtër në Downing Street numër 10.
Sipas raportimeve, i preferuari i tij për ta pasuar është rivali i tij kryesor në fraksionin britanik të qendrës së majtë, Andy Burnham, i cili mund të bëhet kryeministër në gjysmën e dytë të korrikut.
Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
Zvicra heton Google për konkurrencën në Android
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android