Trump: Tarifat mund të rifillojnë nëse marrëveshjet nuk bëhen gjatë pauzës
Në një mbledhje me kabinetin, Presidenti amerikan Donald Trump diskutoi për negociatat në vazhdim lidhur me tarifat, duke theksuar se administrata e tij është “shumë afër” për të arritur një marrëveshje të favorshme për Shtetet e Bashkuara.
Ai u shpreh se nëse deri në fund të pauzës 90-ditore nuk bëhen marrëveshjet që SHBA dëshiron, tarifat më të larta do të rivendosen.
Trump shtoi se nuk po mendon që asnjë vend apo kompani të marrë përjashtim nga këto masa. Kur u pyet për paratë e mbledhura nga tarifat, ai tha se ato do të përdoren për të paguar borxhin kombëtar, për të ulur taksat dhe për të financuar projekte të ndryshme qeveritare, përfshirë përpjekjet për forcimin e kufirit SHBA-Meksikë.
Presidenti gjithashtu përmendi se tarifat do të kenë një ndikim pozitiv në industrinë e çelikut amerikane, duke shtuar se së shpejti do të shihen ndryshime pozitive në fabrikat e çelikut që do të mbushen dhe do të ndërtohen të reja.
“Ne do të jemi më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë,” tha Trump.
Në lidhje me marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën, Trump e komentoi vendosjen e tarifave 145% për importet kineze dhe tha se do të shohin se çfarë do të ndodhë më tej. Ai theksoi se SHBA do të dëshironte të arrinte një marrëveshje me Kinën, por shtoi se Kina ka përfituar nga SHBA në të kaluarën.
Duke iu referuar presidentit kinez Xi Jinping, Trump shprehu besimin se ata do të mund të bashkëpunojnë mirë në të ardhmen.
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil