Trump tur në Azi, nga Malajzia në Japoni e Kore; takim me Xi

26 Tetor 2025 | 13:01

Presidenti Donald Trump ka mbërritur në Malajzi për një javë të ngjeshur me takime me liderët lokalë. Turi përfshin ndalesa edhe në Japoni dhe Korenë e Jugut, duke shënuar herën e parë që viziton rajonin që nga rikthimi në detyrë në janar.

Me të mbërritur në kryeqytetin Kuala Lumpur, Trump mbikëqyri nënshkrimin e akordit të paqes mes liderëve të Kamboxhias dhe Tajlandës, bazuar në një armëpushim të firmosur muaj më parë pas një përplasjeje të përgjakshme.

Gjithsesi, vëmendja është tek takimi që Trump do të zhvillojë me liderin kinez Xi Jinping javën e ardhshme. Pas disa muaj qetësi, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë ndëshkuar njëra-tjetrën me një seri masash tregtare në javët e fundit, duke tensionuar marrëdhëniet dypalëshe.

Bisedimet mes sekretarit amerikan të Thesarit, Scott Bessent dhe homologut kinez i hapën rrugë takimit mes dy liderëve.

Të shtunën, presidenti Donald Trump njoftoi rritjen me 10 për qind të tarifave ndaj produkteve kanadeze, duke përshkallëzuar tensionet për atë që e quajti një reklamë “farsë” që përmbante një fjalim kundër tarifave të mbajtur nga presidenti Ronald Reagan në vitin 1987.

“Kanadaja u kap në flagrancë duke shfaqur një reklamë të rremë me një fjalim të Ronald Reagan mbi tarifat”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Për shkak të keqinterpretimit të fakteve, vijoi shefi i Shtëpisë së Bardhë, dhe këtij akti armiqësor po ngre me 10 për qind tarifat që kanadezët paguajnë aktualisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026

Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump

Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale pasi akuzohet se kërcënoi me vrasje Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit...
21:25 | 14/07/2026