Trump uron Sanae Takaichi për fitoren në zgjedhjet e Japonisë: Suksese, ishte nder t’ju mbështesja
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndeti të dielën “fitoren dërrmuese” të kryeministres japoneze, Sanae Takaichi, në zgjedhjet parlamentare japoneze, duke i uruar asaj “suksese” në zbatimin e axhendës së saj politike ultrakonservatore.
Presidenti i SHBA-së i dërgoi një mesazh publik mbështetjeje Sanae Takaichi-t përmes platformës Truth Social.
“Sanae, ishte një nder t’ju mbështesja ju dhe aleancën tuaj. Ju uroj suksese të mëdha në zbatimin e programit tuaj konservator të përqendruar në paqen përmes forcës”, tha ai, duke e lidhur drejtpërdrejt politikën e qeverisë së re japoneze me doktrinën e parandalimit të fortë.
Kryeministri Sanae Takaichi është zotuar të shtrëngojë politikat e eimigracionit dhe e ka përshkruar potencialin e aleancës strategjike të Japonisë me Shtetet e Bashkuara si “të pakufizuar”.
Ndërhyrja publike e Trump theksoi rëndësinë që Uashingtoni i kushton ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve me Tokion në një kohë sfidash të shtuara gjeopolitike në rajonin e Azi-Paqësorit.
Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)
- 13:32 Rrufeja godet kullën Eiffel gjatë stuhisë
- 13:28 Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm