Trump vetëdeklarohet i pafajshëm në gjykatë: Nuk i pranoj akuzat
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dalë sot para gjykatës për të dëshmuar rreth akuzave që rëndojnë mbi të.
Në gjykatë ishin të pranishëm një numër të kufizuar personash, përfshirë shërbimin sekret, oficerët e policisë dhe disa anëtarë të zgjedhur të medias.
Në fjalën e tij ish-presidenti nuk pranoi asnjë nga akuzat e pretenduara dhe u vetëdeklarua i pafajshëm.
Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president përballet me akuza penale.
Trump do të përballet me mbi 30 akuza për mashtrime, mes tyre një pagesë prej 130 mijë dollarësh që i ka bërë aktores Stormy Daniels në vitin 2016, në përpjekje për të blerë heshtjen e saj për një marrëdhënie jashtëmartesore.
Burime në dijeni të çështjes kanë deklaruar se ish-presidenti do të akuzohet për falsifikim të të dhënave të bizneseve të tij në shkallën e parë, lëvizje e konsideruar një krim në bazë të ligjit të Shteteve të Bashkuara.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë