Pas shkarkimit të Waltz, Trump zgjedh Marco Rubio si këshilltar të përkohshëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të enjten këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, dhe emëroi Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësuesin e tij të përkohshëm, në riorganizimin e parë të madh në rrethin e ngushtë të Trump që kur ai mori detyrën në janar.
Trump, në një postim në rrjetet sociale, tha se do ta nominonte Waltz-in për ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke shtuar se “ai ka punuar shumë për interesat e kombit”.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltz për të qenë Ambasadorin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Mike Waltz ka punuar shumë për të vënë interesat e kombit tonë në vend të parë. E di që ai do të bëjë të njëjtën gjë në rolin e tij të ri.”
Trump tha se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të merrte rolin e këshilltarit të sigurisë kombëtare, ndërkohë që do të vazhdonte rolin e tij si diplomati më i lartë i vendit.
“Së bashku, ne do të vazhdojmë të luftojmë pa u lodhur për ta bërë Amerikën dhe botën përsëri të sigurt”, tha Trump.
Mesazhi i presidentit dukej se konfirmonte riorganizimin e parë të madh të personelit gjatë mandatit të tij të dytë. Më herët gjatë ditës, burime anonime u kishin thënë mediave kryesore amerikane se Waltz ishte detyruar të largohej, pasi marrëdhëniet e tij me Trump u ftohën.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)