Trump zgjeron pauzën për sulmet ndaj centraleve iraniane: Teherani ishte “shumë mirënjohës”
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Irani kishte kërkuar një pauzë prej shtatë ditësh për të sulmuar centralet energjetike, por ai vendosi t’u jepte dhjetë ditë, duke e shtyrë atë deri më 6 prill 2026 ndërsa sipas tij Teherani ishte shprehur “shumë mirënjohës” për këtë.
Në një postim në Truth Social, ai bëri të ditur se vendimi erdhi pas një kërkese nga Irani për një pauzë shtatëditore ndërsa theksoi se bisedimet mes SHBA-së dhe palës iraniane janë “në vazhdim” dhe po shkojnë “shumë mirë”, duke kundërshtuar raportimet e mediave që sugjerojnë të kundërtën.
“Sipas kërkesës së Qeverisë iraniane, ju lutem lejoni që kjo deklaratë të shërbejë për të përfaqësuar se unë po e ndërpres periudhën e shkatërrimit të termocentralit me 10 ditë deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 8 të mbrëmjes. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara që kundërshtojnë këtë nga Media e Lajmeve të Rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.
Edhe gjatë një bisede për Fox News, Trump konfirmoi se SHBA-të janë në bisedime me Iranin dhe se gjatë këtyre diskutimeve, sipas tij, Teherani lejoi kalimin e anijeve cisternë përmes Ngushticës së Hormuzit si një “dhuratë”.
Gjatë një takimi të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë, ai shtoi se Irani kishte dërguar fillimisht tetë anije cisternë, ndërsa më pas i shtoi edhe dy të tjera, duke arritur në total 10 anije. Sipas Trump, ky veprim ishte një përpjekje e Iranit për të treguar se janë “të vërtetë dhe të fortë” gjatë negociatave.
Megjithatë, Irani ka mohuar se po zhvillohen bisedime për t’i dhënë fund tensioneve apo luftës.
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës, ka qenë nën kontrollin efektiv të Iranit që nga fillimi i konfliktit. Rreth 20% e naftës botërore kalon përmes kësaj rruge, çka ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë