Trump në prag të një lufte të madhe me Iranin, mobilizohet ushtria amerikane në rajon
Trump afër një konflikti të madh me Iranin, ndërkohë që bisedimet bërthamore vazhdojnë.
Administrata e Presidentit Donald Trump po afrohet drejt një konflikti ushtarak të madh me Iranin, ndërsa bisedimet bërthamore për programin iranian nuk tregojnë shenja se mund të arrijnë një marrëveshje. Lajmi vjen nga burime të Axios që raportojnë për mobilizim masiv të forcave amerikane në Lindjen e Mesme.
Këshilltarët e Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, takuan ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, për tre orë në Gjenevë. Të dyja palët thanë se bisedimet “bënë progres”, por dallimet mbeten të mëdha dhe nuk ka optimizëm për një zgjidhje të shpejtë.
Zv/Presidenti Vance tha se ndërkohë që Trump dëshiron një marrëveshje, ai mund të vendosë se diplomacia ka arritur fundin e saj natyror. Trump ka forcuar ndjeshëm prezencën amerikane në rajon, duke përfshirë:
Dy aeroplanmbajtëse, Dhjetëra anije lufte, Qindra avionë luftarakë (F-35, F-22, F-16), Sisteme të shumta mbrojtjeje ajrore.
Mbi 150 fluturime transporti kanë dërguar armë dhe pajisje në Lindjen e Mesme në javët e fundit, dhe forcimi i prezencës vazhdon.
Burimet e Axios thonë se një konflikt mund të fillojë brenda javëve të ardhshme. Qeveria izraelite po përgatitet për një skenar maksimal që përfshin ndryshim regjimi dhe goditje ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Iranit.
Ndërkohë, paralajmërohet se një veprim i drejtpërdrejtë nuk është një bluff, dhe çdo gjë mund të ndodhë nëse negociatat dështon. Edhe pse bisedimet vazhdojnë, shumë ekspertë paralajmërojnë se një luftë është gjithnjë e më afër. Një operacion i mundshëm ushtarak mund të zgjasë javë dhe të ketë ndikim dramatik në rajon, duke përfshirë efektet për presidencën e Trump për tre vitet e mbetura.
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona