Trupat amerikane në Karaibe, Lula: Të gjendet zgjidhje para se të fillojë një luftë

24 Nëntor 2025 | 10:32

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva ka shprehur shqetësimin e tij për praninë e forcës ushtarake amerikane në Karaibe, pranë Venezuelës. Lula shtoi se synon ta diskutojë çështjen me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

“Jam shumë i shqetësuar për forcën ushtarake që SHBA-të kanë vendosur në Karaibe. Më shqetëson shumë dhe kam ndërmend ta diskutoj këtë me Presidentin Trump”, tha Lula.

Ai bëri thirrje që të mos përsëritet gabimi i bërë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Sipas tij nëse ndodh një e shtënë, është e vështirë të parashikohet se si do të përfundojë.

“Është e rëndësishme të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje përpara se të fillojë një luftë”, shtoi ai.

Që nga shtatori forcat amerikane kanë nisur sulme kundër më shumë se 20 motoskafëve, të cilët Uashingtoni thotë se transportonin drogë në Karaibe dhe në Paqësorin lindor. Këto sulme kanë vrarë të paktën 83 persona.

Uashingtoni ka dërguar githashtu aeroplanmbajtësen më të madhe në botë në Detin e Karaibeve, të shoqëruar nga anije zbarkimi, një nëndetëse, mijëra marinsa dhe avionë luftarakë të përparuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026