Trupat izraelite depërtojnë në qendrën e Gazës, Euronews zbulon planin post-luftë

17 Maj 2025 | 14:10

Trupat izraelite kanë avancuar të shtunën në qendër të Gazës, duke përdorur autoblinda dhe mbështetje ajrore për të realizuar sulme të koordinuara në disa zona të rëndësishme të enklavës palestineze.

Lajmin e raportoi rrjeti arab “Al Jazeera”, i cili theksoi se operacionet janë intensifikuar, veçanërisht në rajone si Abu Holi, Abu al Axhin dhe Al Xhafarai, në lindje të Dier el Balah, ndërkohë që shpërthime të fuqishme janë regjistruar edhe në Khan Junis, në jug të Rripit të Gazës.

Ky sulm i ri vjen vetëm një ditë pas raportimeve nga Ministria e Shëndetësisë, e cila është nën kontrollin e Hamasit, për vrasjen e 115 palestinezëve, një bilanc tragjik që tregon intensifikimin e përplasjeve.

Trupat izraelite po kryejnë operacione të mëdha, ndërsa ky përshkallëzim i dhunës shoqërohet me një plan të ri për situatën post-luftë në Gaza.

Plani i qeverisë izraelite për pas-pushtimin e Gazës

Ndërkohë, Euronews ka zbuluar ekskluzivisht një dokument të qeverisë izraelite që paraqet planin për “Sigurinë dhe Rimëkëmbjen e Gazës” pas mundësisë së fitores mbi Hamasin.

Ky plan është mbajtur sekret deri tani dhe është parë nga gazetarët e Euronews.

Dokumenti, i titulluar “Programi për Sigurinë dhe Rimëkëmbjen e Gazës”, është një propozim i datës dhjetor 2023, që parashikon krijimin e një entiteti të ri administrativ në Gaza, me qëllim stabilizimin e rajonit pas luftës.

Plani është hartuar nga një grup i njohur izraelit, i njohur si Forumi Izraelit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, i përbërë nga 35 mijë rezervistë të forcave izraelite të sigurisë dhe analistë të “Qendrës Izraelite për Çështje të Sigurisë dhe Punëve të Jashtme”.

Në bazë të këtij propozimi, qeveria izraelite synon rimëkëmbjen ekonomike dhe infrastrukturore të Gazës, duke theksuar çrrënjosjen e asaj që konsiderohet “ideologjia e vrasjes”.

Ky plan parashikon gjithashtu ristrukturimin e administratës dhe forcimin e sigurisë për të parandaluar rinisjen e operacioneve të militantëve të Hamasit dhe grupimeve të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026