Trupat izraelite nisin ofensivë të re në Han Junis të Gazës

9 Gusht 2024 | 15:45

Trupat izraelite e kanë nisur një ofensivë të re në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Han Junis, të premten, pak kohë pasi ndërmjetësit Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti u bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e bisedimeve për armëpushim.

Ushtria izraelite tha se në këtë pjesë ende veprojnë luftëtarët e Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, pavarësisht ofensivave të vazhdueshme atje.

Urdhrat e Izraelit për evakuim e nxitën edhe një tjetër eksod të palestinezëve nga qarqet e rrënuara ta Han Junisit. Shumë palestinezë sapo ishin kthyer në këtë pjesë të enklavës – pas ofensivës së fundit të ushtrisë izraelite në këtë qytet në korrik.

Mijëra palestinezë ikën të enjten, duke bartur me vete gjëra të vogla të nevojshme si, bombola me gaz, dyshekë, tenda, batanije dhe çanta shpine.

Zyrtarët nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Yahya Sinwar, lideri i ri i Hamasit dhe njëri prej organizatorëve të sulmit të 7 tetorit në Izrael, mund të jetë fshehur në tunelet nën Han Junis.

Ushtria izraelite tha të premten se avionët e saj luftarakë i goditën 30 shënjestra të Hamasit në këtë qytet, ku ndodheshin luftëtarët dhe depot e armeve të tij. Ajo tha se trupat e saj po kërkojnë tunele të Hamasit dhe gjëra të tjera, teksa po angazhohen në luftime “mbi dhe nën tokë”.

Pas 10 muajve luftë në Gazë, ndërmjetësit synojnë rifillimi e bisedimeve indirekte për armëpushim, të cilat u ndërprenë më 31 korrik, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, liderit të lartë të Hamasit, nga një sulm i dyshuar izraelit në Teheran.

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të enjten se Izraeli do ta dërgojë një delegacion për bisedime më 15 gusht me kërkesë të ndërmjetësve nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

Hamasi ende nuk ka dhënë përgjigje, i cili njoftoi të martën se Sinwar do të jetë lider i grupit në Gazë, për ta zëvendësuar Haniyehun si top liderin e grupit. Haniyeh kishte shërbyer edhe si figurë kyce në bisedimet për armëpushim.

Përmes një deklarate të përbashkët, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ftuan palët e përfshira në konflikt që të rinisin bisedimet më 15 gusht në Doha apo Kajro “me qëllim që të tejkalohen ndasitë dhe marrëveshja të nisë së zbatuari pa vonesa”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026