Trupat ruse 50 km larg Kievit, rritet numri i të plagosurve
Sirenat e sulmit ajror vijojnë në të gjithë kryeqytetin ukrainas Kiev. Ndërkohë ushtria ruse vijon me bombardimet në këtë qytet.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat sulmuese ajrore të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 50 kilometra në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.
Deri më tani raportohet për 137 viktima, mes tyre edhe civilë dhe për 316 persona të plagosur.
Presidenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë. Ai thotë se nuk ka ndërmend të largohet nga Kievi.
Ai gjithashtu konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4 të mëngjesit këtë mëngjes, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile
Ai përsëriti thirrjet e tij ndaj Perëndimit për të bërë më shumë sesa thjesht vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer