Trupat ukrainase zmbrapsin rusët në Kherson, Moska pretendon të kundërtën

3 Nëntor 2022 | 19:58

Lufta po përshpejtohet në frontin e Khersonit, në jug të Ukrainës, ku gjithçka flet për një tërheqje masive të trupave ruse në anën tjetër të lumit Dnipro.

Flamuri rus nuk është më i ngritur në selinë administrative dhe autoritetet lokale të caktuara nga Moska i bënë sërish një apel popullsisë që të largohet nga zona.

“Sa i takon evakuimit, sërish u rekomandoj të gjithë banorëve të Khersonit dhe atyre në krahun e djathtë të lumit të kalojnë në të majtë”, u shpreh Kirill Stremousov, nënkryetar i administratës civile-ushtarake në Kherson.

Ndërkohë, raportimet nga Rusia flasin për një realitet tjetër. Sipas Ministrisë së Brendshme ruse, trupat e saj kanë zmbrapsur sulmet e ushtrisë ukrainase në fronte të ndryshme, duke shkaktuar shumë humbje.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka publikuar ndërkohë raportin mbi akuzat e Moskës se Kievi po përgatit një bombë me efekte radioaktive. Pasi ka inspektuar impiante të ndryshme ukrainase, agjencia ka arritur në përfundimin se nuk po prodhohen bomba të tilla.

Rusia sapo konfirmoi statusin e saj si gënjeshtarja më e madhe në botë – komentoi ministri i Jashtëm ukrainas.

Ndërkaq dy vendet kanë shkëmbyer sërish të burgosur; 107 persona nga secila palë. Mes ukrainasve ishin edhe 74 ushtarë që mbrojtën impiantet e çelikut të Mariupolit për më shumë se dy muaj përpara se të dorëzoheshin.

Ndërsa nga rusët, 65 nga të burgosurit ishin ushtarë nga territoret ukrainase të aneksuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026