“Trupin e treta në acid”- gjenden pas 9 vitesh eshtrat e shqiptares së zhdukur

7 Qershor 2023 | 11:29

Policia spanjolle ka gjetur të martën trupin e Sibora Gaganit, të resë me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014, në banesën që ajo ndante në Málaga me të dashurin Marco R., autorin e dyshuar të vrasjes.

Pas arrestimit nga policia, Marco R. rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin, si dhe shtoi se kishte përdorur dhe acid për të zhdukur trupin.

Mediat spanjolle konfirmojnë se pas deklarimve të italianit, agjentët kanë gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga ku banonte çifti.

Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.

Policia ka kontrolluar në raste të ndryshme apartamentin e Torremolinos, ku aktualisht jetojnë edhe qiramarrës të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me agjentët.

Sibora Gagani u shpërngul me Marco R. në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me të, një datë prej të cilës familja e saj, e cila banon në Itali, nuk  kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.

Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi vetëm pak ditë më parë, pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re.

Pas dëgjimit të këtij lajmi, të afërmit e Siborës dyshuan se ai kishte lidhje me zhdukjen e saj, siç ndodhi më në fund.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shkeli ligjin zgjedhor në vitin 2022, Gjykata dënon ish-presidentin e Koresë së Jugut me 18 vite burg me kusht

Një gjykatë e Koresë së Jugut dënoi të hënën ish-Presidentin Yoon Suk Yeol me 18 muaj burg, me kusht për tre vjet, pasi e gjeti...
17:09 | 27/07/2026

Të shtëna me armë jashtë konsullatës amerikane në Toronto, hera e dytë këtë vit

Të paktën një e shtënë u qëllua jashtë konsullatës amerikane në qendër të Torontos herët të hënën, por nuk pati të lënduar, tha policia. Ky...
17:06 | 27/07/2026

Rumania shpall punonjësin e Ambasadës Ruse person “non grata” pas ndërhyrjeve me dronë

Ministria e Jashtme rumune thirri të hënën ambasadorin rus në Bukuresht pas ndërhyrjeve të fundit me dronë dhe shpalli një punonjës të ambasadës ‘persona non...
16:52 | 27/07/2026