E trishtë| Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut

7 Qershor 2023 | 09:58

Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skënderbeut Festim Fetollari. Fetollari e nisi karrierën si futbollist në ekipin e Korçës, me ekipin e para të rinvje të Skënderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte të vështirë për ta vijuar normalisht stërvitjen.

Ndaj dhe vendosi ta vazhdojë magjinë e futbollit ne Pogradec, pasi fshati i tij Pirg ishte më pranë ketij qyteti. Tarjnerët e tij Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë përfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shumë shpejt mesfushori premtues do të kalonte te të  rriturit e skuadrës liqenore ku luajti deri në vitin 1994.

Pas këtij viti Fetollari u bashkua me ekipin e Skënderbeut deri në vitin 1999 për t’u rikthyer edhe njëherë tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbylli karrierën e tij si futbollist.

Edhe pasi vari këpucët në gozhdë Fetollari, vijoi angazhimin e tij në botën e futbollit si trajner i Pogradecit dhe Devollit.

Kohët e fundit ai u kthye pranë akademisë së futbollit në Pogradec, ku merrej me trajnimin e talentëve të rinj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026