Tubim masiv i ekstremistëve në Itali, Salvini: Të jemi padronë në shtëpinë tonë
Disa mijëra persona morën pjesë të shtunën në manifestimin “Padronë në Shtëpinë Tonë”, të mbajtur në qytetin e Milanos nga ekstremistët e partisë Liga dhe grupit euro-parlamentar Patriotët e Evropës.
Në një podium në sheshin Duomo, kryetari i Ligës dhe zëvendës kryeministri Matteo Salvini e hapi fjalimin duke kujtuar një person që u rrah për vdekje nga një grup të rinjsh dhe duke bërë homazhe në nder të themeluesit të partisë së tij, Umberto Bossi, që vdiq më 19 mars.
Më pas ai përshëndeti ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban, që u mposht në zgjedhjet e fundit në Hungari. “Ju mbrojtët kufijtë dhe luftuat kundër trafikantëve të qënieve njerëzore dhe armëve. Le ta vazhdojmë së bashku këtë betejë për liri dhe sundim të ligjit”, tha Salvini.
Sa i takon emigracionit, numri dy i qeverisë italiane parashtroi vizionin e tij të bazuar në konceptin e “riemigrimit” dhe një sistem nënshtetësie të bazuar tek meritat.
Ai sqaroi se termi “riemigrim” nuk do të thotë dëbim i kujtdo që qëndron rrugëve, por theksoi se leja e qëndrimit apo nënshtetësia janë një akt mirëbesimi.
Më tej Salvini kritikoi ashpër Bashkimin Evropian dhe menaxhimin që Unioni po i bën ekonomisë së kontinentit të vjetër. Ai hodhi poshtë perspektivën e bllokadave të reja energjetike, bëri thirrje për pezullimin e rregullave të Paktit të Stabilitetit dhe për t’i dhënë fund sanksioneve ndaj gazit rus. “Komisioni Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar qeverisen nga alienë, si një dyshe dashakeqe”, tha Salvini.
Figura të tjera të ekstremistëve evropianë ishin të pranishëm në event, mes të cilëve spikatën kryeministri çek Andrej Babiš dhe kreu i Partisë për Liri, holandezi Geert Wilders.
Ky i fundit dënoi agresionin seksual ndaj dy turisteve holandeze në Milano nga dy emigrantë. “Duhet ta ndalim emigracionin nga vendet islamike. Mjaft më! As edhe një më shumë! Ata janë kriminelë që duan të zbatojnë ligjin islamik”, tha Wilders.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë