Tubimi i opozitës iraniane në Paris, arrestohen 20 persona

20 Qershor 2026 | 18:39

Protestuesit kundër ekzekutimeve politike në Iran u mblodhën në Paris të shtunën në kundërshtim me ndalimin e tubimit që e njoftoi policia të enjten. Mësohet se gjatë protestës autoritetet franceze kanë arrestuar 20 persona.

“Qindra demonstrues u mblodhën në Place Vauban pranë monumentit Les Invalides në qendër të Parisit, por u shpërndanë nga policia” tha Shahin Gobadi nga NCRI me seli në Paris.

Policia franceze ndaloi opozitën iraniane NCRI të mbante tubimin të shtunën, duke thënë se ekzistonte rreziku i përplasjeve midis aktivistëve që kishin pikëpamje të kundërta, një argument që grupi e përshkroi si “të rremë”.

Organizatorët apeluan ndalimin, por të shtunën ai u mbështet nga një gjykatë e Parisit. Ndalimi i së enjtes në mbrëmje erdhi disa orë pas një telefonate midis Ministrit të Jashtëm të Francës, Jean-Noel Barrot, dhe homologut të tij iranian, Abbas Aragchi, gjatë së cilës ata diskutuan zhvillimet e fundit për t’i dhënë fund luftës në Iran.

Ministria e Jashtme e Francës hodhi poshtë një pretendim nga grupi iranian, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, se ndalimi ishte i lidhur me thirrjen.

NCRI, krahu politik i Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit, ka mbajtur tubime të shpeshta në kryeqytetin francez gjatë viteve.

Në to kanë marrë pjesë mijëra njerëz, përfshirë ish-zyrtarë të profilit të lartë amerikanë, evropianë dhe arabë, kritikë të Republikës Islamike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026