Turbulenca të forta gjatë fluturimit, plagosen 36 persona në Hawaii
Të paktën 36 persona në një fluturim të Hawai Airlines u plagosën, pasi avioni i tyre hasi në “turbulenca të rënda” në një fluturim nga Phoenix në Honolulu të dielën.
Njëmbëdhjetë pacientë ishin në gjendje të rëndë, tha në një deklaratë Shërbimet Mjekësore Emergjente të Honolulu.
Mes të transportuarve në spital ishte edhe një fëmijë 14 muajsh.
Lëndimet e pacientëve përfshinin një dëmtim të rëndë në kokë, çarje, mavijosje dhe humbje të vetëdijes, tha Honolulu EMS.
Hawaiian Airlines po “mbështet të gjithë pasagjerët dhe punonjësit e prekur” dhe monitoron situatën, tha kompania.
Tre anëtarë të ekuipazhit ishin në mesin e të plagosurve, sipas linjës ajrore.
Turbulenca ndodhi 15 deri në 30 minuta përpara se avioni të ulej në Honolulu, me 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas deklaratës, EMS dhe American Medical Response iu përgjigjën një “urgjence viktimash masive” në Aeroportin Ndërkombëtar Daniel K. Inouye vetëm pas orës 11 të mëngjesit të së dielës.
Fluturimi 35 i Hawaiian Airlines, një Airbus 330, raportoi turbulencën rreth orës 10:35 të mëngjesit me kohën standarde të Havait, sipas Administratës Federale të Aviacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gazetari: KFOR-i gati të ndërhyjë në veri, mesazh i fortë për Serbinë
- Kush janë 2 shqiptarët që u ekzekutuan në lokalin në Athinë
- Putin viziton Bjellorusinë dhe takon Lukashenkon
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar