Gazetari: KFOR-i gati të ndërhyjë në veri, mesazh i fortë për Serbinë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Gazetari i Euronews Albania, Kosovë Gjoci raporton se ky është një mesazh për serbët lokalë, se mund të ndërhyhet duke përdorur edhe forcën.
Ndër të tjera, Gjoci u shpreh se situata në veri nuk ka ndryshuar dhe barrikadat vijojnë të mbeten.
“Besoj që me këtë, KFOR-i fillimisht do t’ua bëjë me dije serbëve që po t’i duhet të reagojë edhe në një formë, ndoshta të padëshirueshme, duke përdorur edhe forcën, mund ta bëjë këtë. Nuk e di nëse serbët do ta kuptojnë këtë ose jo, kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim.
Besoj se kjo stërvitje nuk është e rastësishme, nuk vjen thjesht nga hiçi, por ka për bazë atë që po ndodh në pjesën veriore, bllokimin e rugëve në disa vende të caktuara, diku janë 5-6 barrikada në rrugë kryesore që të çojnë në pikat kufitare”, raportoi Gjoci.
Ditën e djeshme, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë