KFOR-i shton praninë në Jarinjë pas protestës së serbëve
KFOR-i ka shtuar praninë ushtarake në veri, pas tubimit të serbëve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Jarinjë.
Përmes një njoftimi, pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i bëri të ditur shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye të sigurisë, pasi brenda protestuesve, mund të ketë grupe kriminale.
“Sot, pas koordinimit aktiv me të gjitha palët, Forca e Kosovës – KFOR-i , Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka shtuar praninë e saj në Jarinjë për arsye parandaluese të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhej ndër të tjera në njoftim.
Ditën e djeshme, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë