Përfundon protesta e të djathtëve serbë në Jarinje

18 Dhjetor 2022 | 17:28

Ka përfunduar tubimi në Jarinje, në anën e territorit serb, i organizuar nga e ashtuquajtura organizata  “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe”.

Më shumë se 100 pjesëmarrës në këtë tubim nuk janë lejuar nga policia e Serbisë  ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.

Shumë prej tyre kanë qenë me maska, ndërsa përveç pankartave dhe flamujve të Serbisë, janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe brohoritje “Kosova është Serbi”.

Në mesin e të tubuarve ka pasur edhe shtetas rusë.

Pas më shumë se dy orëve ata janë shpërndarë, ndërsa  ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe mes vetë grupeve pjesëmarrëse.

Ngjarjen nga Jarinja e kanë  përcjell gazetarë nga Serbia dhe Rusia, ndërsa gazetarët shqiptarë për shkak të bllokadave nuk kanë pasur mundësi të mbërrijnë në pikën kufitare në Jarinje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026