Protestë në Jarinje, policia serbe ndalon protestuesit që të hyjnë në Kosovë
Rreth 100 qytetarë, të udhëhequr nga organizata e Patrullës Kombëtare, u mblodhën sot në anën serbe të kalimit administrativ të Jarinjes me Kosovën.
Disa dhjetëra metra larg vendkalimit, ata u ndaluan nga një kordon policor serb, i cili nuk i lejon të kalojnë.
Në një moment turma është përplasur me policinë, por megjithatë nuk raportohet për incidente të tjera.
Në mesin e të mbledhurve disa persona mbanin dhe flamujt e Serbisë dhe Rusisë, si dhe pankarta me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”, dhe pankarta “Lutuni Zotit dhe rrini në Rusi”.
Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku serbët e zonës kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç. Barrikadat e vendosura në Rudar dhe Svecan kanë bllokuar kalimin drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Godasin me grushte adoleshentët, arrestohen 3 të rinj në Cërrik
- Në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, në pranga 41-vjeçari
- Papa ka firmosur dorëheqjen: Braktis detyrën nëse shëndeti më pengon
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)