“Turistë që nuk shpenzojnë”, gazetari nga Vlora: Të huajt nuk marrin çadra me lekë
Gazetari i Euronews Albania në Vlorë Algert Harizi tregoi në një lidhje me emisionin Now në Euronews Albania se numri i turistëve të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në Vlorë këtë verë është i madh.
Por ndryshe nga vitet e tjera, turistët e këtij viti në Vlorë kanë ndryshuar sjellje; janë turistë që nuk shpenzojnë shumë, duke nisur që nga shmangia e hoteleve për apartamente me qira apo frekuentimi i plazheve publike dhe refuzimi i çadrave dhe shezlonëve me pagesë.
“Jemi në kulmin e sezonit turistik në qytet, 20 korrik-20 gusht është dyndja më e madhe e pushuesve. Këtë vit ka më shumë të huaj se shqiptarë, në Lungomare flitet vetëm gjuhë e huaj, ka polakë, gjermanë, italianë por janë turistë që nuk shpenzojnë shumë, preferojnë banesat me qira në qytetin e Vlorës, nuk shkojnë në hotele. Ka ndryshuar sjellja e turistëve, duke qenë se edhe bizneset i kanë rritur çmimet e hoteleve, ata janë drejtuar tek apartamentet. Një apartament në Vlorë e gjen 30-50 euro, preferojnë të gatuajnë vetë, shmangin restorantet dhe luksin. Ky lloj turizmi dominon tani në Vlorë, por edhe në plazhet e qytetit të Vlorës të huajt nuk preferojnë të shkojnë te çadrat dhe shezlonët me para, të cilat preferohen më shumë nga shqiptarët”, tha ai.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920