Turistët amerikanë kalojnë natën të ngecur në kullën Eifel, ishin të dehur

15 Gusht 2023 | 19:37

Dy turistë amerikanë janë gjetur duke fjetur brenda Kullës Eifel sipas prokurorëve, ata kanë ngecur në kullë, pasi ishin në gjendje të dehur.  Dy burrat u gjetën nga rojet e sigurisë në një zonë e cila normalisht është e mbyllur për publikun midis nivelit të dytë dhe të tretë të kullës.

Burrat “duket se kanë ngecur për shkak të faktit se ishin të dehur”, thanë prokurorët e Parisit për agjencinë e lajmeve AFP.

Një njësi e specializuar zjarrfikëse për shpëtimin e njerëzve nga lartësitë u dërgua për të gjetur 2 personat. Orari i zakonshëm i hapjes 09:00 u vonua për shkak të zbulimit të tyre në gjendje të dehur.

Ata nuk përbënin asnjë kërcënim, tha Sete, operatori publik i Kullës Eiffel.

Të dy u morën në pyetje nga policia në Paris, ndërsa Sete tha se do të bënte një kallëzim penal.

Kjo ngjarje vjen pasi dy lajmet për bombë në kullë detyruan që monumenti të evakuohej dy herë në të njëjtën ditë.

Sipas BBC, Policia franceze ka nisur një hetim pas kërcënimeve të rreme me bombë janë bërë përmes postimeve në një faqe lojrash dhe një platforme për kontakte online mes qytetarëve dhe policisë.

Kulla Eifel, e cila u ndërtua në vitet 1880 dhe qëndron në 300m, ajo tërhoqi 5.8 milionë vizitorë vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026