Turistët që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë tarifë

23 Gusht 2021 | 21:28

Së shpejti, turistët që do të duan të vizitojnë Venecian do t’u duhet të paguajnë një tarifë. Sipas gazetës italiane “La Stampa”, këtë fundjavë është prezantuar një paketë masash për të kontrolluar turizmin.

Masat e reja parashikojnë që turistët të rezervojnë paraprakisht vizitën në Venecia, por edhe të paguajnë një tarifë.

Rregullat e reja pritet të zbatohen në verën e vitit 2022. Tarifa e hyrjes mund të jetë nga 3 deri në 10 euro, në varësi të sezonit.

Banorët dhe të afërmit e tyre, fëmijët nën gjashtë vjeç dhe njerëzit që do qëndrojnë në hotelet vendase do të përjashtohen nga masat.

Venecia vizitohet nga një numër shumë i madh turistësh, rreth  80,000 njerëz e vizitojnë në ditë kohëve të fundit. Në kulmin e pandemisë, Venecia pati pak turistë, dhe madje edhe uji ishte me i pastër.

Numri i madh i turistëve ka shkaktuar mbingarkesë në rrugët e ngushta të qytetit dhe ka krijuar trafik në rrugët ujore.

Madje në vitin 2017, rreth 2,000 banorë të zonës janë ngritur në protestë me arsyetimin se ky turizëm i mbingarkuar po u shkatërron shtëpitë dhe qytetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026