“Turpëruese”, demokratët shpërthejnë në kritika për takimin Trump-Putin

16 Gusht 2025 | 17:47

Në Uashington, ligjvënësit demokratë kanë shpërndarë kritika në rrjetet sociale lidhur me samitin e Trump-it në Alaskë.

Kemi lutur për paqe, por në vend të saj morëm lavde për Putinin“, shkruan kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në platformën X.

Pelosi thotë se Putini “duhet të kthejë menjëherë dhjetëra mijëra fëmijë që i ka rrëmbyer nga Ukraina dhe të ndalojë përdhunimin e grave si armë lufte“.

Lideri i pakicës në Senat, Chuck Schumer, thotë se Trump i shtriu tapetin e kuq një “të forti autoritar”.

“Në vend që të qëndronte përkrah Ukrainës dhe aleatëve tanë, Trump qëndroi krah për krah me një autokrat që ka terrorizuar popullin ukrainas dhe botën për vite me radhë”, tha ai.

Senatori nga Maryland, Chris Van Hollen, deklaroi se Trump u “luajt” nga presidenti rus.
“Putini mori një takim në tokë amerikane, Trump u lafdërua nga Putini. Avantazhi i takon Putinit. Turp”, shkroi ai në një postim në X.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga akuzat për pastrim parash te ndërrimi i shtetësisë. Kush është Vladimir Ermolaev, oligarku ukrainas që mbeti i plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, duke lënë tre persona të plagosur dhe duke vënë në lëvizje autoritetet, të...
18:39 | 30/06/2026

“Batalioni i Monakos” – Kush janë oligarkët ukrainas që u arratisën nga lufta bashkë me Ermolaev

Në verën e vitit 2022, Mykhailo Tkach, gazetar investigativ i së përditshmes Ukrainska Pravda, udhëtoi në jug të Francës. Ai nuk fliste as anglisht dhe...
18:36 | 30/06/2026

Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga bastet e paligjshme në Turqi, 37 të arrestuar në operacion të gjerë

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit...
18:33 | 30/06/2026