Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

30 Qershor 2026 | 19:57

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Pjesëmarrësit kanë mbërritur nga zona e Sheshit “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar marshimin e tyre të përditshëm në shenjë proteste.

Me thirrjet “Dorëheqje” dhe “Ju erdhi fundi”, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa më pas kanë nisur edhe fjalimet nga disa prej aktivistëve të pranishëm.

Pas mbarimit të fjalimeve, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, u ndalën edhe përpara godinës së Kuvendit dhe më pas u rikthyen sërish para Kryeministrisë.

Më pas protesta u mbyll, ndërsa u paralajmërua se nesë, në orën 10:00 të paradites, do të zhvillohet një tjetër protestë përpara godinës së SPAK-ut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026