Turqi, dëmet nga tërmeti mbi 100 miliardë dollarë 

17 Mars 2023 | 16:52

Dëmet e shkaktuara nga tërmetet katastrofike në Turqi në fillim të shkurtit kanë arritur shifrën e 103.6 miliardë dollarëve, që është rreth nëntë për qind e PBB-së së parashikuar për vitin 2023, njoftoi sot Ministria e Financave në Ankara.

Kjo shumë është gjashtë herë më e lartë se dëmi i shkaktuar pas tërmetit në Marmara në 1999.

Pjesa më e madhe e dëmeve, 54,9 për qind, është shkaktuar në objektet e banimit, në vlerën 56,9 miliardë dollarë, raporton portali turk “NTV”.

Dëmet në objektet publike infrastrukturore dhe komunale janë 12.9 miliardë dollarë, ndërsa në sektorin ekonomik dëmi është 11.8 miliardë dollarë.

Kjo shifër përfshin dëmet e shkaktuara në energji, turizëm, shëndetësi, arsim dhe sektorë të tjerë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026